Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas refuzimit që Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve u bëri sot, provave të sjella nga PD për zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas Bardhit, “3 shërbëtorët e Ramës në KAS” u mohuan shqiptarëve të drejtën për transparencën e asaj që e cilësoi si masakër zgjedhore.
“Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ u mohoi sot shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. 3 anëtarët e zgjedhur nga PS refuzuan, në mënyrë të paligjshme, pa asnjë argument të marrin nga institucionet shtetërore provat që faktojnë se PS përdori burimet shtetërore dhe kriminale për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.
Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve.
Ky është një akt i përsëritur, kur shërbëtorët e Ramës u heqin shqiptarëve të drejtën për një proces të ndershëm zgjedhor. Me vendimin për fletën e ndërlikuar të votimit, për shkak të të cilit vota e 83 mijë qytetarëve u bë e pavlefshme, KAS faktohet si bashkëautor i masakrës elektorale të 25 Prillit.
Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS.”/b.h
Nuk ke te drejte te gjykish vendimet e KASit .Jep doreheqe dhe largou babale.Merr shembull nga Sait Dollapi qe asht burre dhe jo si ty
Kjo Bardhoshja, mos ka mbaruar juridikun e Kristalit, të Plepave apo Vitrinën, që nuk ka prova dhe kerkon tja gjejë gjykata provat ?
Jurist leshi.
Prandaj edhe PIDHIJA, ka,shkuar,për lesh.