Koalicioni Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët (ABEOK) ka bërë kërkesë ankimore në KQZ ditën e sotme, ku kërkojnë që të pajisen me vendimin e Komisionit për votimin e shqiptarëve jashtë vendit në zgjedhjet e 25 prillit.
Në kërkesë thuhet se e kanë bërë një kërkesë të tillë edhe më parë por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Koalicioni “ABEOK” kërkojmë detyrimin e komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të na pajisur me vendimin e tij për votimin nga jashtë shtetit të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë në zgjedhjet e datës 25/04/2021 për kuvendin Republika e Shqipërisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më sot datë 09.05.2021 nuk ka kthyer përgjigje zyrtare koalicionit ‘ABEOK’”, thuhet në kërkesën e bërë.
/a.r