Pas më shumë se një viti pandemi, oborri i spitalit Covid 1 gjatë kësaj fundjave dukej më i qetë se kurrë nga mungesa e qytetarëve dhe autoambulancave
Situatën e përmirësuar gjatë këtyre ditëve e konfirmon edhe buletini i Ministrisë së Shëndetësisë ku në 8 ditët e para të këtij muaji janë regjistruar 581 raste pozitive, shumë herë më pak se në ditët e para të Prillit.
Po ashtu në bazë të shifrave zyrtare 17 qytetarë e kanë humbur betejën me covid-19, shifër e ulët e krahasuar me javët e para të muajve të mëparshëm.
Edhe në spitalet Covid ka rënë ndjeshëm numri I pacientëve që kanë nevojë për trajtim më të specializuar spitalor.
Përpos shifrave në ulje të infektimeve, panoramë pozitive paraqitet tek qytetarët që e kanë e kanë fituar betejën me koronavirusin, me 6 788 të shëruar në 8 ditët e para të Majit.
Pavarësisht këtyre shifrave optimiste, autoritetet shëndetësore në vendin tonë bëjnë thirrje që mos të ulet vigjilenca nga ana e qytetarëve./ b.h