Pas më shumë se 6 muaj mësim online, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që studentët të kthehen në mënyrë të pjesshme në auditor, për konsultime dhe për sezonin e provimeve.
Ky vendim është mirëpritur nga stafet akademike. Sipas Rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, kthimi në universitet tashmë është më i sigurt dhe nga ana shëndetësore, sepse pedagogët që në muajin Mars kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.
Ndryshe nga fillimi i vitit akademik që kishte presion nga studentët për të kthyer në auditor, tani po ndodh e kundërta. Pas mesit të muajit Maj studentët pritet të kthehen në universitet për të ndjekur praktikat mësimore ndërsa leksionet do të vijojnë online./ b.h