2 shqiptarë janë arrestuar pasi në një apartament në Brent Coss u gjet një armë e mbushur, 60.000 Paund dhe kokainë, të cilat u sekuestruan nga policia. Policia raporton se ata gjetën një pistoletë të mbushur, Retay 17, me tre fishekë, e vendosur në një shportë rrobash.
Ata gjithashtu raportojnë se kanë sekuestruar edhe 4 fishekë, 60.000 Paund të dyshuara si të përfituara kriminale, si dhe më shumë se 100 mbështjellëse kokaine, peshore dhe sende tjera, që lidhen me tregtimin e drogës.
“Fakti që arma e zjarrit ishte e mbushur do të thotë se ajo paraqiste një rrezikshmëri domethënëse për publikun”, tha Matt McMillan, nga Agjencia kundër Krimit të Organizuar.
Erison Hasaj, 21 vjeç dhe Bledar Kuraj, 23 vjeç, të dy shqiptarë, janë personat akuzuar për posedim të një arme zjarri dhe posedim të pasurisë kriminale./ b.h