Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar disa dokumente.
Kryemadhi thekson se dokumentet janë ankimime për procesin e zgjedhjeve të 25 prillit. Po ashtu, Kryemadhi vlerëson se me vigjilencë, duhet t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës.
Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:
Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit.
Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë./ b.h