Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin e policisë Kol Kola. 62-vjeçari u arrestua të martën me akuzën se ka ngacmuar e tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 13-vjeçare.
Para policisë ai ka mohuar akuzat dhe e ka quajtur ngjarjen inskenim. Me këtë deklaratë ai ka argumentuar edhe faktin që është filmuar nga një kamera sigurie, duke hyrë në një shtëpi bashkë me të miturën.
Aty 13-vjeçarja, sipas denoncimit, pretendon se ai ka kryer veprime të turpshme dhe ka tentuar ta abuzojë.
Sipas pamjeve, vajza ka qëndruar aty për 10 minuta dhe më pas është larguar, ndërsa pas kësaj ngjarje ka bërë denoncimin që çoi në pranga policin për ngacmim seksual.
Ngjarja sipas dosjes hetimore është shënuar më 29 prill, ndërsa efektivi 62-vjeçar i policisë u arrestua pasditen e së martës nga SHÇBA.
Nisur nga kallëzimi i të miturës dhe nga verifikimet paraprake të Policisë Gjyqësore, që dokumentoi me prova shkencore rastin, si edhe duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se efektivi i policisë Kol Kola ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”./ b.h