Vaksinimi i të gjithë popullsisë në Shqipëri pritet të përfundojë brenda pranverës së vitit të ardhshëm. Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Parlament, njoftoi se brenda muajt maj do të përfundojë edhe vaksinimi për të gjithë operatorët turistikë.
“Sot ka shumë evidenca për efikasitetin, emëruesi i përbashkët për cdo vaksinë është një që ulin infektimin dhe fatalitet. Ndaj ne jemi të vendosur të rrisim disponibilitetin e vaksinave me objektivin i ri për të mbërritur vaksinimi i gjithë popullatës brenda pranverës së ardhshme. Ne po bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Do të përmbyllim brenda muajit maj vaksinimin e stafeve turistik për një sezon turistik përtej pandemisë.
Lirimi gradual duhet të shoqërohet me distancim fizik, në mënyrë që mos bëjmë hapa pas, por të vijojmë përpara në këtë kilometër të fundit për tu kthyer drejt normalitetit”, tha ministrja.
Manastriliu tha se vendi ynë ka dalë nga zona e kuqe, nga zona e rrizikut për COVID -19.
‘Mbi 746 mijë vaksina kanë mbërritur deri më sot në vendin tonë më shumë se 572 mijë tashmë janë kryer. Nga të cila 136 mijë qytetarë janë vaksinuar më dy doza. Sasia e vaksinave e të kontraktuara është mbi 2 mln e 390 mijë vaksina të cilat po vijojnë të vijnë sipas kalendarit të lëvrimit. Kemi mbërritur në vaksinimin e grupsmoshës mbi 60 vjeç. Mbi 400 mijë të moshura janë vaksinuar. Janë vaksinuar mbi 5000 punonjë të fabrikave material përpunuese. Mbi 3500 punonjës të opretaorëve turistik dhe ka filluar vaksinimi me dozën e dytë të 12 mijë punonjësve të policisë.
Shqipëria sot radhitet ndër vendet me ritëm shumë të mirë të vaksinimit. Jemi në të njëjtin ritëm si mesatarja e vendeve të BE. Vaksinimi vijon me intensitet të lartë, në të gjithë vendin. Vendi ynë ka dalë nga zona e kuqe, nga zona e rriskut për covid-19. Kemi incidencë të ulët. Kemi rënie të pozitivitetit dhe dje kemi shënuar një rënie të shtrimeve në spital. Tashmë mund të shohim edhe efektet e para të vaksinimit. Jemi të vendosur që të intensifikojmë vaksinimin masiv.’- tha Manstirliu.
g.kosovari