Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Jon Kerry, kanë rënë dakord mbi nevojën e finalizimit të një liste me grupet islamiste terroriste. Lajmi është kumtuar nga agjencia ruse e lajmeve, RIA, e cila e ka cituar zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme Ruse, të ketë thënë se Lavrov dhe Kerry kanë biseduar gjatë ditës së sotme në telefon, në prag të vizitës në Moskë të Sekretarit amerikan.
Zëdhënësi i ministrisë ruse tha se Lavrov dhe Kerry janë dakord që të bëjnë thirrje që para një takimi në mes të zyrtarëve të Damaskut dhe opozitarëve të Sirisë, të respektohen vendimet e mëhershme përkitazi me konfliktin në Siri. Rusia e mbështet regjimin e Bashar al-Assadit dhe ka thënë se çdo grup tjetër që lufton kundër forcave të Assadit, është grup terrorist.