Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, po mbanë një konferencë mbi vendimmarrjen e politikës monetare, ku tha se ritmi i rimëkëmbjes është përshpejtuar dhe se ekonomia ka ardhur drejt përmirësimit në tre muajt e fundit.
Por sipas tij, rimëkëmbja nuk është e plotë dhe pasojat e pandemisë janë të dukshme në rënien e punësimit dhe rritjen e papunësisë.
“Ritmi i rimëkëmbjes është përshpejtuar dhe ka ardhur drejt përmirësimit ekonomia në tre muajit e fundit. Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se rimëkëmbja nuk është e plotë dhe pasojat e pandemisë janë të dukshme në rënie të punësimit dhe në rritje të papunësisë. Politika monetare do të mbetet në kahun lehtësues”, tha ai./ b.h