Si çdo vit tjetër, sot në Ditën e Dëshmorëve, nuk mund të mungonin as nostalgjikët e Enver Hoxhës
Ata sipas “rregullores” së tyre kanë zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, duek mbajtur në duar portrete të ish-diktatorit Enver Hoxha, grushtin lart, si dhe parullat, ku shkruhej: “Lavdi shqiptarit të madh, Enver Hoxha”.
Nostalgjikët kanë vendosur kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve.
Në varrezat e Dëshmorëve zhvilluan edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kreu i PD, Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
/a.r