Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat për ndikimin e tij në të ashtuquajturin “non paper”. Në një konferencë për shtyp me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Rama ironizoi akuzat për ndikim duke u shprehur se kishte një vizion të qartë për Ballkanin Perëndimor: Shengenin Rajonal.
“Ne duhet të ulim prodhimin e historisë dhe të rrisim prodhimin e ekonomisë. Mandati ynë i tretë do jetë i fokusuar në drejtim të uljes së historisë dhe historive që këtu në Shqipëri prej 30 vjetësh i prodhojmë me kapacitet të plotë, duke u marrë shumë energji njerëzve. Sa i përket Ballkanit, vizioni im dhe bindja ime është e shpallur Shengeni rajonal është rruga ku duhet të ecim përditë. Ndërkohë që diskutojmë në mënyrë civile mosdakordësitë tona. Mosdakordësitë nuk duhet të na pengojnë që të mbështesim rritjen e ekonomisë, mbështetjes sociale, dhe një baze për të ardhmen që do tu shërbejë fëmijëve të rajonit. Shengeni rajonal është një projekt i mbështetur nga BE. Ka kaq shumë mundësi që na takon ne ti shfrytëzojmë maksimalisht, është gjynah të humbasim kohë duke prodhuar historira që na çojnë asgjëkundi. Konfliktet jo produktive na kanë lënë mbrapa. Nuk duhet të ri-Ballkanizohemi ndërkohë që jemi në mes të rrugës me Ballkanizimit dhe Europianizimit. Ndërkohë që konfliktet duan kohën e tyre për tu zgjidhur. Jam dakord me Komisionerit që çdo përpjekje për të dhënë çelësa magjik që hapin dyert e të ardhmes me një të rënë të lapsit çon vetëm në atë që kemi parë në të shkuarën e Ballkanit dhe që nuk duhet të përsëritet kurrë”, tha Rama.
g.kosovari