Javier Zaneti është në qendër të vëmendjes pas shortit të Ligës së Kampionëve.
Legjenda e Interit, javier Zanetti duket se e ka kurdisur shortin e Ligës së Kampionëve, që u mbajt sot në Nyon.
Zanetti tërheqi shortin e Juventusit, skuadër kjo që do të luaj kundër Bayern Munichut.
Por, një video që po qarkullon në rrjetet sociale, duket se ky short është i kurdisur, pasi Zanetti fare nuk i ka përzier goglat, por ka kapur një dhe ka bërë sikur po i përzien ato.
Mbetet të shihet nëse do të reagojnë zyrtarët e Juventusit për këtë gjë dhe ju mund të shihni videon dhe ta vlerësoni vet.
Fixed?
Watch #Zanetti's hand in the bowl during the #UCLDraw pic.twitter.com/NV7IDAvgJ4
— In2Sports (@In2SportsInc) December 14, 2015