Thirrja se çdokush do të gjobitet nëse vandalizon kryeqytetin nuk është dicka që duhet marrë lehtë, pasi vetë Erion Veliaj i ka vënë gjobë një kompanie, që kishte nxjerrë në rrugë dikë për të ngjitur postera për reklamimin e biznesit. Dhe e gjithë skena është filmuar nga kamera e TV tema.
Gjatë një inspektimi në rrugën Don Bosko, Erion Veliaj shoqërohej nga kreu i OSHEE Ardian Çela, i cili sapo kishte marë fjalën, kur ndërpritet nga Veliaj i cili pikasi një djalë që po vendoste postera nëpër disa shtylla aty pranë. Kreu i Bashkisë ka kërkuar ndalimin e vendosjes së posterave dhe ka kërkuar nga bashkëpunëtorët e tij aty pranë që t’i vihet gjobë biznesi.
Ndodhia erdhi gjatë inspektimit të punimeve që po bëhen në Don Bosko, ku u hoq nga rruga edhe shtylla e tensionit të lartë, të cilën Veliaj e etiketoi si çudinë nr 1 shqiptare.