Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Twitter, duke theksuar edhe njëherë se ftesa për bashkëpunim për opozitën është e hapur.
Për sa i përket deklaratave të kryedemokratit, Lulzim Basha për të mos i njohur zgjedhjet, Rama tha se humbësit fokusohen tek fituesit.
Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se “mandati ynë i tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit”.
Postimi i Ramës
Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!
Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët! Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!
/a.r