Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishin në Kamzë për të parë ecurinë e punimeve në shkollën “Dom Nikollë Kacorri”, pjesë e bllokut të dytë të shkollave, me financim 100% nga BE.
Gjatë inspektimit ministri Ahmetaj tha se ky investim do të përfundojnë brenda muajit qershor. Sakaq, Rama nuk i ka kursyer batutat me ambasadorin Soreca, në lidhje me shpalljen kampion në ‘Serie A’ të Interit. Ai tha se ambasadori mezi po përmbahet të thotë që Interi mundi Juventusin në kampionat.
Luigi Soreca: Tani kemi ecur përpara me projektin tjetër. Ne do të fillojmë shumë shpejt me projektet shumë të rëndësishme për kulturën.
Edi Rama: Luigi mezi po përmbahet të thotë që humbi Juvja kampionatin a kupton. I lumtur për Interin që fitoi kampionatin?
Luigi Soreca: Jo! Çfarë është kjo pyetje, jo./ b.h