Shqipëria Shqipëria do të heq karantinën për të ardhurit nga këto dy shtete, nga Greqia dhe nga Maqedonia e Veriut.
Kujtojmë se më herët, Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri konfirmoi masën e re në lidhje me parandalimin e përhapjes së COVID-19 që përfshiu karantinën për personat që hyjnë në Shqipëri nga dy shtetet fqinje.
Karantina e vendosur nga Komiteti, për shkak të shifrave shqetësuese në këto dy vende fqinje ishte në fuqi deri ditën e sotme, pra 3 maj.
Nga sonte në mesnatë, hyrja në territorin shqiptar është pa kushte. Duke parë situatën në rajon, kjo masë shtrënguese vetëm për dy shtet fqinje të Shqipërisë zgjati plotësisht dy javë./ b.h