Legjenda e humorit shkodran Besnik Çinari erdhi në një rrëfim për ‘Fitstation’ me Çenkuela Hasën, për jetën pas largimit nga teatri ‘Migjeni’ në Shkodër.
Besniku nuk ngurroi të jepte këshilla për aktorët e rinj të humorit në Shqipëri.
“Unë shoh shumë pak humor tani. Të gjithë janë shumë të mirë, ka të talentuar, por doza e banalitetit është pak e tepruar. Edhe ne kemi e kemi përdorur në kohë tonë, por fjalë me dy kuptime. Humori shkodran nuk e toleron banalitetit.
Një tjetër gjë që doja të theksoja është mungesa e shkrimeve, aktorët e rinj të humorit nuk shkruajnë vetë, dhe gjatë do jetojnë vetëm ata që arrijnë t’i bëjnë shkrimet vetë“- u shpreh Çinari
I pyetur për aktualitetin politik në vend aktori nuk i kurseu kritikat duke dhënë dhe një mesazh për politikën në vend.
“Është mërzitur shumë populli, nuk duron dot më. Mbaruan zgjedhjet, rri bëj opozitë tani, prit 2 vjet dhe nëse s’ja del jep dorëheqjen.
Por akoma se kemi ne si vend kulturën e formimit të shtetit. Dua ta mbyll këtë bisede me një mesazh: Më shumë bukë, më shumë kulturë për popullin shqiptarë“- u shpreh Çinari.