Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sërish ka përmendur bashkimin kombëtar. Haradinaj ka thënë se nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB dhe NATO, duhet të bashkohemi me Shqipërinë.
Këto komente Haradinaj i dha gjatë manifestimit qendror në Verrat e Llukës së Deçanit, ku u bë pajtimi i gjaqeve 22 vite më parë.
“Një vend të rëndësishëm në këto lëvizje për liri dhe çlirim e kanë ata që e kuptuan rëndësinë e pajtimit ndër Shqiptar…ne atë kohë e mundëm një armik atë që kishim mes nesh vëllavrasjen por së shpejti duhet të përballeshim me një regjim vrastar të Millosheviqit… kurrë në jetë shqiptarët nuk kanë qenë më afër një organizimi të sigurisë, çfarë është NATO, Shqipëria është NATO e ne jemi afër NATOS, edhe Kosova duhet të jetë në NATO…Nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB, anëtarësimi në NATO ne duhet të bashkohemi me Shqipërinë”, tha ai
“Çdo komb gjatë rrugëtimit tij, në udhëkryqet e tij i ka gjestet më të mëdha historike, e ka përcaktimin që bënë një ngjarje madhështore në vitet e 90-ta, pavarësisht të gjitha ngjarjeve qe pasoja para saj dhe pas saj. Unë besoj dhe vlerësoj që është ngjarja më madhështore që i ka ndodh kombit tonë”, tha ai.