Bota është duke përjetuar ethet e Luftës së Ftohtë sërish pas 30 vitesh me agresivitetin e shtuar të Rusisë ndaj Perëndimit.
Konflikti në Ukrainë është njëri front, ndërsa Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe dhe ato amerikane kanë dhënë alarmin për një aktivitet të shtuar të avioneve rusë në Alaskë dhe Arktik, raporton abcnews.al.
Gjatë muajve të fundit ka patur një shtim të fluturimeve edhe në Detin e Veriut, gjë e cila ka shqetësuar jo pak britanikët, të cilët i kanë cilësuar këto fluturime të ngjashme me ato të periudhës së Luftës së Ftohtë.
Putin bëhet agresiv kur kërkon të marrë diçka nga Perëndimi dhe ky është rasti shprehet ekspertët ndërkombëtarë, të cilët nuk e lidhin gjithçka me konfliktin në Ukrainë, por edhe me administratën e re Biden.
Avionët britanikë dhe amerikanë janë të parët që i përgjigjen avionëve rusë ne qiejt e Alaskës dhe Arktikut. Edhe pse mbeten shumë pas teknologjisë perëndimore, avionët rusë përbëjnë një shqetësim për britanikët dhe amerikanët për shkak të agresivitetit të qeverisë federale ruse./ b.h