Vonesat e mundshme për marrjen e dozës së dytë të vaksinës anti-Covid nuk ulin efektivitetin e saj.
Specialistët e Shëndetit Publik thonë se janë shpërndarë dozat në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe se procesi po vijon normalisht.
Të gjithë ata që mund të jenë shqetësuar nga vonesa për marrjen e dozës së dytë të vaksinës, për shkak të mungesës së furnizimit nga Instituti i Shëndetit Publik, specialistët thonë se vonesa nuk ul efektivitetin e saj.
Pas Tiranës, Instituti i Shëndetit Publik, ka bërë edhe shpërndarjen me dozat e dyta të vaksinës Coronavac në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ndërkohë specialistja e programit kombëtar të vaksinimit, Irida Preza, tregon se me vaksinën Pfizer po injektohen vetëm qytetarët me sëmundje kronike.
Qeveria shqiptare dhe autoritetet shëndetësore kanë ngushtuar afatin e vaksinimit të 500 mijë shqiptarëve. Ky numër sipas kryeministrit Rama do të përmbushet në ditët e para të muajit maj./ b.h