Teksa procesi i numërimit të votave është duke konfirmuar përfundimisht fitoren e Partisë Socialiste, më e humbura në këto zgjedhje ishte LSI.
Në këto zgjedhje Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar një humbje të madhe. Ata kanë arritur të sigurojnë vetëm 6.85 % të votave, 4 mandate.
Mandate fituese LSI nxori dy në Tiranë, një në Fier dhe një në Shkodër, ndërsa atë në Durrës ia rrëmbeu kryeministri Rama i cili ishte i 8 në listën e PS-së.
Ajo që bie në sy në këto zgjedhje është edhe humbja që kandidatët patën në votat preferenciale dhe kjo që u pa edhe tek nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Vasili i cili nuk mundi të fitoj mandatin e deputetit pasi renditej i treti në listë pas Erisa Xhixhos, ka marrë shumë pak edhe vota preferenciale. Nga kutit e numeruara ai ka siguruar vetëm 362 vota shumë pak për një nënkryetar partie që pretendonte të merrte 30 mandate.
Këto vota e rendisin Vasilin të fundit nga kandidatët e LSI, pasi është pas nga Xhixho, Gjosha, Spahiu Kërpaçi etj.
Tani fati i Vasilit për mandatin e deputetit është në varësi të zgjedhjes së Kryemadhit pasi në listën e Tiranës, ai renditet pas Erisa Xhixhos ndërsa në Fier pas Kryemadhit vjen Kejdi Mehmeti.
g.kosovari