Ditët e fundit, Bashkimi Europian miratoi “Strategjinë e Bashkëpunimit të Indo-Paqësorit”, ku u caktua se sfera e fuqisë së zbatimit të projektit CRIMARIO II do të zgjerohet deri në Azi Jugore dhe Azi Juglindore. Kjo veprimtari ka tërhequr vëmendje të madhe të bashkësisë ndërkombëtare. Sipas një analize të uebsitit amerikan “Politico”, kjo tregon një kthesë të madhe të strategjisë gjeopolitike të Unionit. Ndërsa, Alessio Patalano, eksperti i Departamentit të Studimeve të Luftës pranë King’s Collegue e përshkroi këtë vendim të BE-së si “zgjerim habitës”. Ndërsa, në njoftimet e Reuters-it, megjithëse në këtë dokument strategjik nuk përmendet emri i Kinës, kjo deklaratë mund të konsiderohet si një sinjal pro strategjisë së administratës së Joe Biden-it në Azi-Paqësor.
Në shkurtin e këtij viti, Franca dërgoi nëndetëse dhe anije luftarake në ujërat e Deteve të Kinës Jugore dhe të Kinës Lindore, të cilat morën pjesë edhe në manovra ushtarake me forcat amerikane dhe japoneze në ujërat detare afër ishujve Kyushu të Japonisë. Në mars, qeveria gjermane deklaroi se do të dërgojë fregatën Bayern në Azi, e cila do të lundrojë nëpër Detin e Kinës Jugore gjatë kthimit.
Zëdhënësi i diplomacisë kineze Wang Wenbin vuri në dukje në shkurt se Kina respekton si gjithmonë lirinë e lundrimit dhe të fluturimit të vendeve të ndryshme në Detin e Kinës Jugore sipas ligjit ndërkombëtar, por është kundër cënimit të sovranitetit e sigurisë kombëtare dhe të paqes rajonale nën pretekstin e “lirisë së lundrimit”.
Lidhur me këto, Grupi Mediatik i Kinës botoi një koment ku vihet në dukje është e paarsyeshme që forcat jashtë rajonit të ndërhyjnë në çështjen e Detit të Kinës Jugore sepse kjo nuk është në përputhje me interesat e tyre, as paqen e stabilitetin rajonal. Rolf Mützenich, kryetari i grupit të Partisë SPD në parlamentin gjerman shprehu kundërshtimin e tij ndaj përfshirjes ushtarake të vendit në rajonin Indo-Paqësorit, duke quajtur dërgimin e anijes “krejtësisht një gabim”.