Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, është rritur zhgënjimi i demokratëve ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashën.
Një pjesë prej tyre kërkojnë largimin e kreut të PD-së, madje edhe kanë protestuar para selisë së PD-së.
Një militant i revoltuar tha se zhgënjimi i të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë do të vijë dhe do ta nxjerrë prej leckash Bashën nga zyra.
I pyetur se kush mund ta zëvendësoje Bashën në krye të PD-së, ai tha se ka plot dhe se Agron Shehaj mund të jetë një prej tyre.
‘Zemërimi i demokratëve të mbarë Shqipërisë do të vijë dhe ta nxjerri për leckash nëse nuk do të japë dorëheqje të parevokueshme. Ky nuk duhet të pranojë as mandatin e deputetit. Nuk është meritë aspak e Lulzim Bashës, por e votuesve që kanë votuar PD, e popullit dhe e them me bindje sepse klika fashiste e Edi Ramës e ka çuar në rritje votat e demokratëve. Këtu PD vetëm një lider historik ka Berishën.
Ne jemi shumë të pakënaqur deri në ditën e votimit dhe kemi pritur që të vijojë. Tani del dhe thotë ne jemi më të fortë se kurrë, ku është forca këtu?! Ka plot emra që mund të zëvendësojë. Është Agron Shehaj. Ky na ka tradhtuar, ta dinë të gjithë. Kaloi aty para dhe nuk na përshëndeti, unë e kam grisur teseren e PD-së me firmën Lulzim Bashës. Nëse në zonën ku unë vij dua të deklaroj në përgjegjësi të plotë se ato vota i ka bio dhe të pa sponsorizuara nga askush.’– tha ai./ b.h