Ajo që u trumpetua kryesisht nga opozita si pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet e 25 Prillit duket se ka rezultuar një mirazh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha sot se në total në zgjedhjet e vitit 2021 morën pjesë 46.32% e votuesve me të drejtë vote. Ose 1 milionë e 662 mijë e 253 zgjedhës.
Në një krahasim të thjeshtë me zgjedhjet paraardhëse, kjo shifër është më e ulët. Në vitin 2017 rezulton të kenë votuar 46.77% e shqiptarëve. E thënë në shifra në numra; 1 milion e 613 mijë e 960.
Nëse bëjmë krahasimin e shifrave, vetëm 48,293 zgjedhës janë shtuar në 25 Prill krahasuar me 2017-ën.
Duket se nxitimi i qytetarëve për të votuar që në orët e para të së dielës krijoi edhe idenë se pjesëmarrja do të ishte ndryshe nga herët e tjera.
/JavaNews/a.rada