Në fjalën e tij gjatë festimit të fitores, kryeministri Edi Rama pati një mesazh edhe për opozitën dhe kreun e PD:
Ai u shpreh jo pa ironi se PD bëri fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të saj.
“Është detyra jonë të mos bëhen të ndjehen edhe më keq nga humbja rivalët tanë.
Lulzim Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Demokratët meritojnë respektin tonë në përpjekjen e tyre për të arritur të paarritshmen për ta. U them sinqerisht, se më shumë se kaq nuk bëni dot. Sepse të mundësh Partinë Socialiste është aq e pamundur sa të mundësh Interin, Milanin apo Barcelonën. Nuk po flas për Juventusin sepse ky nuk ishte viti i juventinëve, por i socialistëve.
Mesazhi im i sinqertë për Lulzim Bashën është ky: Nuk bërë çfarë deshe, por bëre sa munde” – tha Rama.
/a.r