Nga 30 të ëndërruara, në 4 të realizuara. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e kishte parë këtë rezultat që prej vitit 2009.
Pas rritjes në dy mandate qeverisës, mandati i parë në opozitë në 12 vjet e ka zhdukur atë nga 8 qarqe.
Rezultatin më të dobët partia e themeluar nga Presidenti Ilir Meta e ka marrë në Qarkun e Beratit, nga 2 në 0 mandate.
Po ashtu humbje ka në Dibër, Lezhë, Elbasan, Durrës, Korçë, Vlorë e Gjirokastër.
Edhe në Shkodër kjo parti ka humbur një deputet, duke çuar vetëm 1 përfaqësues në Parlament.
Në zgjedhjet e 2017-ës, LSI-ja e cila njësoj si PS e PD garoi më vete, pa koalicione, arriti të fitonte 19 mandate në rang kombëtar.
Por në këto zgjedhje ajo ka pësuar disfatën më të madhe në katër garat e fundit elektorale.
/a.r