Një incident i shkaktuar nga një qytetar ka lënë pa energji elektrike palestrën e shkollës së mesme “Sadik Stavaleci” në Mëzez, ku është ZAZ nr.29 duke shënuar cudine e radhës në këto zgjedhje.
Sipas OSHEE-së, mësohet se si pasojë e ndërhyrjes në linjën e tensionit të mesëm nga një banor, i cili ka prerë pemën pranë linjës, në orën 13:07 u stakua linja 6kV Mëzez, e cila la pa energji ZAZ nr 29 në palestrën e shkollës.
OSSH vendosi në punë linjën e dytë rezervë dhe brenda 5 minutave objekti mori energji elektrike në orën 13:12.
Gjendja në ZAZ kur pajisjet ishin aktive ne kushte normale, rezulton në orën 13.14 minuta.
/a.r