Vlora është bërë objekt i përplasjeve të ashpra politike dhe kjo për shkakun e votave dhe të deklaratave të bëra nga PS-ja, ku kryesocialisti Edi Rama me batuta i kërkonte Damian Gjiknurit që të bënte një tërmet politik duke fituar 9 mandate.
Ndërsa nuk kanë munguar batuat në adresë të kandidatit demokrat Bujar Leskaj. “Përse e doni Jarin, që ta shtrojë me qofte dhe raki”- e ka ironizuar Rama.
Në fakt, Bujar Leskaj i frekuenton shpesh menzat dhe qebaptoret. Gazeta Shqip ka siguruar një fot sëfundmi, ku shefi i shtabit politik të PD-së, shfaqet në një menzë të Vlorës, duke ngrënë një pjatë paçe. Ai ndodhet në tavolinën e fundit të lokalit së bashku me dy shokët e tij.
Duket që Leskaj nuk shqetësohet për humbjen drastike të PD-së në Vlorë, nuk merakoset as për numërimin që i ka dalë nga duart, por shijon pjatën e paçes me dy miqtë e tij./ b.h