Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistrur 69 raste të reja dhe ka humbur jetën 1 pacient nga COVID-19.
Ndërkohë, në 24 orë janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç nga Tirana e ka humbur betejën me COVID-19.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër.
Statistika (26 Prill 2021)
Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 737
Të shtruar në spitale 147
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 994
Testime totale 627,983
Raste pozitive 130,606
Raste të shëruara 106,465
Raste Aktive 21,762
Humbje jete 2,379
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16993
Fier 1800
Durrës 648
Shkodër 554
Gjirokastër 389
Korçë 495
Vlorë 270
Elbasan 126
Kukës 204
Dibër 141
Berat 93
Lezhë 41
/b.h