Në Bashkinë Poliçan është mbyllur procesi i numërimit të votave. Mësohet se fituese në këtë bashki rezulton të jetë Partia Socialiste me një rezultat të thellë.
PS ka marrë 3871 vota, ndërsa PD 1045 vota dhe LSI vetëm 864. E përkthyer në përqindje PS ka më shumë se 65%.
Ndërkohë në bashkitë e tjera të qarkut Berat vijon numërimi i votave dhe PS është në avantazh.
Ilir Meta i konsideroi këto zgjedhje si një referendum kundër Edi Ramës, por me sa po duket deri më tani, ai ka dështuar thellë.
Madje, edhe në vendlindjen e tij.