Moderatorja e njohur e “Wake Up”, Oriela Nebijaj ka surprizuar me rezultatin e arritur në njësinë numër 10 në kryeqytet.
Nebijaj, e cila kandidon e 18-ta në listën e PD-së për Tiranën, ka arritur që të lërë pas edhe figura historike, si ish-kryeministri Sali Berisha.
Ajo ka marrë 469 vota, ndërsa Berisha vetëm 238 vota.
Një tregues ky, që flet shumë: PD ka nevojë për figura të reja, jo për Sali Berishën.
Sidomos në zona ku nuk votohet si militantë.
Sipas votave të numëruara, edhe Agron Shehaj ka arritur të marrë 525 vota, kundrejt 492 votave që ka marrë Lulzim Basha dhe 238 votave që ka marrë Sali Berisha./ Tema
g.kosovari