Kandidatja për deputete në njësinë 10 Jorida Tabaku ka komentuar lidhur me rezultatin e publikuar.
Ajo thotë se PD ka fituar aty megjithëse diferenca ishte mjaft e madhe.
Tabaku fton përkarahësit që të jenë të qetë sepse sipas saj PD ka fituar në gjithë Shqipërinë.
Në njësinë 10, fituese u shpall Partia Socialiste, 6,007 vota. E dyta u rendit Partia Demokratike me 4.550 vota dhe e treta, LSI me 628 vota. Gjithashtu, përgjigja doli edhe kandidatin preferencial, risi për këto zgjedhje.
Në këtë zonë, më i votuari në radhët e Partisë Socialiste ishte Fatmir Xhajfa, me 2795.
Ndërsa nga radhët e Partisë Demokratike më i votuari ka dalë kandidati Agron Shehaj, i ndjekur nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka siguruar 238 vota.
g.kosovari