Me përfundimin e orarit zyrtar të procesit të votimit, Presidenti Ilir Meta reagoi duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen rekord sipas tij dhe i siguroi ata që asnjë votë nuk mund të tjetërsohet. Sipas Metës, Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani.
“Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar! Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe.
Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush. Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë.
Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve”.
/a.r