Vijojnë kritikat ndaj kryeministrit kosovar Albin Kurti i cili paraditen e së dielës votoi në Shqipëri. Reagimi i radhës vjen nga ish-i dërguari Special i SHBA-ve për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Grenell, në një postim në Twitter, shprehet se votimi i tij i tregon botës shumë për Kurtin. Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij.
“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet shqiptare. Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij.”, shkruan Grenell.
The Prime Minister of Kosovo is voting in the Albanian elections.
This tells the world so much about Kurti. The international community should be suspicious of his motives. @WhiteHouse @SecBlinken @JakeSullivan46 @un https://t.co/3OzHkH9XJl
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 25, 2021
g.kosovari
Edhe koken para Grenell e mban si skuth.