Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se aplikacioni për përpunimin e rezultateve është rikthyer në punë, pas një sulmi që i është bërë nga hakerat. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e këtij institucioni, Drilona Hoxhaj, u shpreh se dhe votimi ka rinisur në të gjitha qendrat e votimit dhe situata tashmë është e qetë.
“Votimi po vijon në të gjitha qendrat e votimit. Situata është mëse e qetë. Sa i përket pjesëmarrjes, aplikacioni vijon të jetë funksional, komisionerët dhe operatorët po dërgojnë të dhënat dhe po na mundëson që të kemi një informacion të saktë.
Lidhur me pjesëmarrjen deri në orën 16:00 është në 38.1% që është pjesëmarrja nga të dhënat e dërguara deri tani nga operatorët“, tha zëdhënësja e KQZ.
/a.r