Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton me heroin i cili ndaloi agresorin në sheshin Skënderbej.
Ai është Klodjan Elqeni, i cili ka shmangur një tragjedi pak minuta më parë në sheshin ‘Skenderbej’ në Tiranë ku ka neutralizuar një person i cili tentoi të shtypë njerëzit me makinë.
Dy djemtë duket se janë takuar edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj me të cilin kanë shkrepur po ashtu një foto.
g.kosovari