Personi i cili hyri me makinë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Ndërkohë që u arrestua nga policia, i riu ka deklaruar se nuk e mora vesh fare. I futa një cigare.
“Para se të shkoja të votoja, vajta tek parku, aty bleva 5 gramë hashash, 2 i kam pirë menjëherë”, deklaroi Arben Mema.
Mësohet gjithashtu se në makinë personit iu gjeten edhe disa doza droge.
Ka qenë një qytetar, i cili ka ndërhyrë duke neutralizuar autorin. Në një komunikim për gazetarët “heroi” që bëri të mundur të ndalonte një rrezik të mëtejshëm tha se ngjarja ishte e ngjashme me një akt terrorist.
Arben Mema ka bërë manovra të rrezikshme në shesh duke vënë në rrezik jetën e dhjetërave qytetarëve dhe fëmijëve të cilët ndodheshin në shesh.
g.kosovari