Ekipi kryeqytetas arrin të mundë Flamurtarin në transfertë, falë dy golave të sulmuesit Bakaj. Tirana e nisi takimin mjaft mirë duke shënuar golin e parë në minutën e 22’.
Skuadra e Flamurtarit pas pësimit të golit nisi të rrezikojë disa herë portën e bardhebluve por pa rezultat. Po në pjesën e parë, Bakaj ka shënuar edhe golin e dytë, atë të fitores për Tiranën, pasi përfitoi nga gabimi i Zeqirajt.
Flamurtari regjistroi humbjen e pestë radhazi, ku në 7 ndeshjet e fundit ka arritur të marrë vetëm një pikë, duke u mund në 6 takime, ndërsa mori një barazim pa gola ndaj Partizanit. Tirana në anën tjetër kthehet te fitorja pas katër javëve. Bardheblutë mbeten në vendin e pestë, por me 25 pikë i afrohen luftës për një vend në kupat e Europës.