Në mitingun përmbyllës që zhvilloi në qytetin e Vlorës, kryeministri Edi Rama, tregoi arsyet se përse vlonjatët dhe e gjithë Shqipëria duhet ë vazhdojë përpara me Partinë Socialiste.
Ai tha se vota për opozitën do të thotë kthim në të kaluarën. Sakaq, Rama nuk nguroi të sulmonte presidentit Ilir Metën, duke i bëri thirrje qytetarëve që pas 25 prillit, kur të flasë sërish për Vlorën të kujtojë vetëm numrin 12.
“Është këtu vendi i duhur, momenti i duhur. Nga këtu, unë dua t’i drejtohem të gjithë shqiptarëve dhe t’u them se askush nuk duhet ta harrojë që ne nuk po vijmë nga pushimet. Ne po vijmë nga një luftë, në dy fronte, me një tërmet që do të kishte gjunjëzuar edhe një elefant por jo PS dhe një virus, që ka mbyllur brenda të gjithë botën, por me të cilin sot, jemi duke u përballur me karakterin tonë. Sot, Shqipëria e vogël aspak e pasur si të tjerët është atje larg, në ‘Champions Leaguen’ e vendeve që janë pranë shporrjes së armikut të padukshëm.
Shqipëria përtej pandemisë duhet të jetë me patjetër edhe Shqipëria përtej politikës së infektuar të gjithë këtyre viteve. Duhet të lëmë pas jo vetëm COVID-in, por edhe politikën e infektuar. Duhet të lëmë pas kaq vite me sherre, dasi. Imagjinoni sa shumë do të kishim bërë nëse pjesën më të madhe të mos kacafyteshim. Ata që kacafyten janë fantazmat e historisë shqiptare, që në momente të ndryshme shfaqen me emra të ndryshëm, me fytyrë të ndryshëm dhe që nga Haxhi Qamili, e deri tek Rrapush Xhaferri bashkë me Saliun, ju thonë shqiptarëve kemi një rrugë të shkurtër dhe hajdeni. Nëse të tjetër të tjerët Suden, Vehbiun, i kujtojnë patjetër, Vlora jo vetëm i kujton po s’i harron asnjëherë, sepse ishte Vlora ajo që u përvëlua për t’i shporrur ato fantazma. Sot Lulzim Basha është e njëjta gjë po në një formë tjetër, i ri, europianist, i kollarisur, me gojën e mbushur me sheqer gjithë këto javë.
U desh vetëm një ngjarje për t’i parë edhe njëherë që janë po ata, është po ajo fantazmë. Janë po ato forca që i thërrasin pjesës më të keqe të shqiptarit, dembelizmit, mariftetit. Që i thërrasin lodhjes dhe pakënaqësisë, duke i thënë ej, hajdeni me ne se jeta do të bëhet e lehtë. Ne do iu japim lekë. E dini mirë ju si mbaron historia me ata që japin lekë, por me Lulzimin as lekë nuk ka, ka vetëm një kërkesë insistuese, më jepni votën dhe takimin ua lë tek tramvaji i Tiranës. Në Vlorë mund të ketë të djathtë, po ç’ lidhje ka Mit’hat Frashëri me Leskon pijanecin. Atij do ia lini Vlorën, Labërinë, Sarandën, atij do ia lini fëmijët tuaja. Po librat e shkollës për fëmijët Leskos do ia lini? Çdo mësojë ai? Ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me këta. Të jesh i djathtë, pasardhës i Ballit, po ua pranoj, por pse do të shkosh atje, për pula apo për keca? Për raki apo ujë? Doni që Vlora, e cila po bëhet gati të hapë një portë nga qielli, këtu afër dhe një portë nga deti të kthehet prapë tek era e qofteve.
S’e kam me ju, e kam me të djathtët e Vlorës. Të pakënaqur ejani me mua, jam unë më i pakënaquri, sepse të isha i kënaqur nuk vija këtu. Shqipëria duhet të ngjitet në majën ku Zoti e ka dashur ku e bëri. Ku e keni parë, ma tregoni dhe mua, ku keni parë një vend kaq të vogël, me dy dete, njëri më i bukur se tjetri dhe ju Vlonjatët i keni dy detet këtu, edhe në Vlorë puthen dy detet. Ku e keni parë një vend, që prek këtu bregun e për pak minuta ngjitesh në majë të malit dhe je sikur ke kaluar një kontinent.
Zoti e ka bërë Shqipërinë me nge, e ka qëndisur, e ka dashur zonjë. Ne do ia lëmë Xhelal Mziut, jeni në vete? Do ia lemë Leskos? Do ia lëmë Monikës? Jeni apo nuk jeni në vete. Më 25 prill, keni vetëm një detyrë, merruni me Ilir Metën. Tregojini që herë tjetër kur të falsi për votën të numërojë deri në 12. Tregojini Metës, që Vlora, është edhe më keq se ajo dera e xhamisë. Tregojini që Vlora ka vendosur të ngjitet dhe kush vjen ta kapi nga këmbët thyen hundën këtu në Vlorë”, u shpreh Rama./ b.h