Gazeta zvicerane “Blick” e ka hapur sot me shortin për “Euro 2016”, teksa në foton e parë është edhe Shqipëria, për shkak të rivalitetit të madh që përmban kjo sfidë.
“Na dhuroni një feste futbolli”, shkruan “Blick”, që bënë edhe një thirrje duke thënë se “Mos hidhni benzinë zjarrit”, duke iu referuar edhe tensionit që do të përfshijë disa prej lojtarëve të helvetëve para ndeshjes, përcjell albeu.
Shqipëri-Zvicër do të jetë ndeshja e dytë e grupit A, pasi sfida hapëse do të jetë Francë-Rumani.