Kandidati i Bindjes Demokratike me numrin 1 ne listen e Qarkut Vlore, Ardian Kollozi deklaroi se përpjekja e Presidentit në Vlorë për të ngritur reagime është e dështuar.
I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, Kollozi e konsideroi mjaft të rëndë përfshirjen e presidentit, siç shprehet ai, aktive në fushatë.
“Unë e konsideroj shumë të rëndë, që i pari i shtetit të dalë nga kostumi i tij dhe të përfshihet drejtpërdrejt në fushatë elektorale, aktivisht. Pastaj, përpjekja për të përfshirë Vlorën në një betejë që nuk është e saj e konsideroj fare të pagjetur, fare të pavend, që nuk ngjit dhe nuk ka asnjë efekt. Vlora reagon, siç di ajo, por natyrisht kur janë kushtet, kur ka kauza. Kështu që është e stisur gjëja dhe për mendimin tim nuk ka asnjë efekt.”
/a.r