Arjan Hoxha, drejtor i sigurisë së Gazmend Bardhit, u konsiderua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si pjesë e grupit që shkaktoi tragjedinë e djeshme në Elbasan, ku gjeti vdekjen Pjerin Xhuvani dhe u plagosën tre të tjerë.
Mirëpo Hoxha, por edhe kolegët e tij, për 8 vjet ka qenë një nga yjet e panelet televizive në vend, si “ekspert” i sigurisë, i cili asnjëherë nuk ka dhënë ekspertizë, asnjëherë nuk ka dhënë ide apo një qasje analitike, thjesht e ka quajtur Policinë e Shtetit një “bandë”.
Një bandë, vetëm e vetëm që ai nuk ishte pjesë e saj. Por një ditë të bukur, Hoxha, i bindur se Gazment Bardhi, njeriu që e vuri në vitin 2017 si drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve, do të ishte ministër i Brendshëm, u vu në krye të një tjetër bande, asaj të “Trupës së Mbrojtes së Votës”.
Një grup paramilitar i përbërë prej truprojave të Sali Berishës, njerëzve që i kanë shërbyer truprojës së Sali Berishës dhe numrit dy të Policisë kur ky ishte kryeministër; Agron Koliçit, që mori pësipër të sulmojë qytetarët e vendit.
Një grup ish-policës, kryesisht nga Tropopoja, Dibra, Mirdita, Puka etj, jo se janë veriorë, por thjesht se kanë lidhje tribale me ish-drejtuesit e Policisë së kohës së Sali Berishës.
Të cilët u sulën në Elbasan me furgona të bardhë, akull të rinj, Mercedes Benz me kilometrazh zero, që kontrolluan, dhunuan, sulmuan, kërcënuan qytetarët e Elbasanit.
Asnjëri prej kësaj bande nuk ishte nga Elbasani, dhe nuk dinte se kush janë e kush nuk janë njerëzit që i sulmonin, madje as si ishin, kush ishin, ishin me zemër, me diabet, me probleme mendore etj, por jo, i drejtuan pistoletat e armët e tjera të zjarrit siç tha Gazment Bardhi, “me leje”.
Me cinizëm, disa panelistë i cilësojnë këto oficerë policie si “ekspertë”, si “oficerë të trajnuar”, si ai që në mënyrë gjakftohtë qëlloi 5 plumba mbi kokën e gjoksin e Pjerin Xhuvanit, dhëndrit të tij, një punonjëse policie etj, se ngjarja sështë zbardhur.
Po çfarë oficerësh janë këta njerëz që kur arma i jepet në duar shtijnë jashtë çdo kornize ligjore, siç ka ndodhur në të kaluarën, siç ka ndodhur më 21 janar?
Për vetëmbrojtje?! Një oficer i trajnuar që gjuan plumba në kokë për vetmbrojtje?!
Jo, këta nuk janë ekspertë, nuk janë oficerë, por janë thjesht disa njerëz që janë trajnuar të përdorin armën, por që e bëjnë atë vetëm kur e ku i thuhet, e jo kur duhet.
Kanë qenë staret e paneleve mediatike që kanë folur për operacione, ligj, Kushtetutë, trafiqe e antitrafiqe, e momenti parë që u jepet për të praktikuar këtë trajnim pas një pushimi të gjatë, qëllojnë në mish dhe madje e mbrojnë qëllimin në mish.
Sepse i quajnë të tjerët, ata që nuk mendojnë si ata, si “bandë, trafikantë, të këqinj”.
Po këta kush janë, çfarë janë, kush i jep të drejtën të marrin jetë njerëzish? Askush, askush!
Këta nuk janë oficerë policie, janë vrasës gjakftohtë që kurrë, asnjëherë tjetër nuk duhet të punojnë në strukturat e Policisë së Shtetit.
Madje, strukturat e Policisë, duhet t’ua heqin përfundimisht të drejtën të veshin uniformën blu këtyre monstrave, këtyre horrave, që sa janë në polici zhgërryhen pubeve me shampanjë me të fortët e bingove dhe kur janë në lirim, shërbëjnë si truproja të të fortëve të bingove dhe sulmojnë Policinë.
Ka një vit, madje më shumë se një vit që këta “ekspertë” kanë ndarë detyrat në Policinë e Shtetit, Drejtorinë e Burgjeve, kanë takuar të fortë, njerëz, sponsor, ja kanë dalë të krijojnë grupe tribal e interesi.
Por që në fund këmbëza e pushkës ishte kaq e thjeshtë për tu shprepur.
E këtu ka rol edhe media, që i ka trajtuar si analistë…
/TemA/
Mut me qepe gjithandej….