Banorët e lagjes ‘5 Maji’ që kanë parë dje tmerr me sy kur Struktura paramilitare e PD shkoi dhe vrau Pjerin Xhuvanin, kanë folur sot për Top Channel mbi ngjarjen e rëndë dhe tmerrin e përjetuar.
Ata shprehen se ju janë rrezikuar fëmijët, pasi Arbër Paplekaj pasi ka qëlluar Xhuvanin, ka qëlluar edhe mbi 15 herë të tjera nga të gjitha drejtimet duke rrezikuar edhe jetën e banorëve, por edhe policisë. Sipas qytetarëve, Paplekaj ka qëlluar edhe mbi policinë e shtetit dhe në të gjithë drejtimet e lagjes dhe pastaj është larguar me vrap.
Qytetarët tregojnë tmerrin e përjetuar në ato minuta dhe theksojnë se i ndjeri Xhuvani nuk kishte armë. Nga ana tjetër, ata theksojnë se Struktura e PD-së gjatë gjithë kohës ka terrorizuar zonën ku mbi 10 persona ishin angazhuar duke ndaluar makinat e qytetarëve dhe duke i kontrolluar ato.
Gjithashtu një tjetër qytetar shprehet se aty janë të gjithë autoktonë që janë lindur e rritur bashkë dhe se vota që ata pretendojnë ta mbrojnë nuk mbrohet me plumba, pasi në lagje janë të gjithë shokë e miq.
DESHMITE E QYTETAREVE TE LAGJES ‘5 MAJI’ ne ELBASAN:
Andi Bora: Ndodhem ne lagjen 5 maji, aty ku ndodhi ngjarja e djeshme dhe këtu pas meje do shikoni këta persona që janë te gjithë dëshmitare te te gjithë ngjarjes që ndodhi ditën e djeshme. Fillimisht do doja ta nisja me Musain i cili ka qënë më pranë dhe që momentet e para që ka ndodhur kjo vrasje, dhe plagosjet. Z. Musai na tregoni si ndodhi. ‘Ishte Mehmet Greco, e kapi atë këtu te lulishtja, e morën dhe e futen atje matanë, 6-7 veta. I vajta atje i thashë ‘çfarë keni me të se ka thyer nofullën. Hic, thonë. Ishin 7-8 persona. Moren Metin, nxorën telefonat. Jo s’kam gje tha. Po pse i ke heq targat, kam punët e mia tha. Pastaj pamë një burrë që erdhi këtu. Pastaj ai nxori pistoletën e vrau. Ai ra. Një tjetër u shtri këtu dhe kur mbaruan shkrepjet ai u çua dhe iku me vrap andej. Ne ikëm pastaj. Kërciti shume arma.
Dëshmitar 1: Ishin nga ata që kapi Meti, që i mbante atje, Ai ka gjuajtur nga 4-5 metra larg, ai ka gjuajtur mbi 15 here. Ja futi edhe policisë dhe te gjithëve përballe. Iku andej, nxori karikator tjetër dhe ja futi me vrap andej. Nxori karikatorin dhe qëlloi komplet territorin. Ne u futem andej, njerëzit ishin duke bërtitur. Nuk merrej vesh se çfarë po behej! Vetëm kur pame atë zotërinë shtrire aty. I shtrirë ishte dhe nje tjetër i plagosur. Ai që erdhi me Pjerinin. Qëlloi njeri tjetër? Asnje tjetër ska pasur. Klement Xheferi ka dy vjet që nuk është këtu ne lagjen tone më. Kush e ka pare? le te thotë njeri që e ka parë. Ai ka dy vjet që nuk eshte dukur fare këtu.
Gazetari: Pjerini ka patur arme?
Deshmitari 2: Asnjë, s’ka patur arme. Ai u shkëput nga policia ja futi mbi 15 here. Ai po i bërtiste te gjithëve por kishte arme çfarë ti bënim ne. me logjik nuk i afrohesh dot tjetrit. Edhe erdhi Pjerini për te ndihmuar njerëzit dhe ai i gjuajti direkt. kaq. U tremb se u mblodhën shume ne pastaj. Qëlloi përsëri drejt viktimës? Po po gjuajti. Edhe kur ishte ne toke. Ai i gjuajti te gjithëve jo vetem viktimës. Duke ikur, duke gjuajtur! I kemi thënë dhe ne fillim; kush jeni? jemi te PD.
Gazetari: Pjerini si u mbrojt? Kishte arme, qëlloi?
Deshmitari 3: Jo, asgjë gje s’kishte. Ai erdhi atje per te heq Metin nga dora. Ai u tremb dhe filloi te shtinte. Ne kemi pare tmerr. Ai ka gjuajtur 15-16 here.
Gazetari: Ka ndonjëri nga ju filmime ne celular?
Deshmitari4: Jo, nuk kishim kohe te bënim filmime. Ai cilin te kapte i merrte telefonin nga dora. Ata ishin 8-9 persona mbase me shume.
Gazetari: I keni pare here tjetër ata persona?
Deshmitari 5: Asnjëherë. Dje kanë filluar ata të shfaqen këtu. Tre fugona hynin e dilnin neper lagje.
Gazetari: Çfarë veprimesh bënin?
Deshmitari: Ne na thane që atje ndalonin dhe makina dhe i kontrollonin. këtu nuk ndalonin, tek krahu tjetër atje terrorizuan njerëzit, i kane nxjerre nga makina i kane kontrolluar.
Gazetari: Ju kane nxjerr arme kur bënin këto kontrolle? Kane nxjerre nga makina. Kontrolle por arme skemi pare.
Deshmitari: ‘Ne jemi te PD për të mbrojtur votën’ kaq. që te mbrosh votën me plumb…. kështu ishte puna.
Gazetari: Mbasi u vra Xhuvani u larguan?
Deshmitari: U larguan ikën me vrap.
Gazeteari: Po pjesëtarët që shoqëronin Pepkolajn?
Deshmitari: Iken te gjithë u larguan. Kush kishte mendjen më. Nuk mbrohet vota me arme. Si mbroke votën ti me arme? / b.h