Ndërsa na ndajnë dhe 3 ditë nga zgjedhjet parlamentare, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadori i BE Luigi Soreca kanë vijuar takimet intensive me institucionet që garantojnë lirinë e votës dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe hetojnë krimet zgjedhore.
Ambasadorja Kim ka qenë fillimisht në SPAK ndërsa tani në KZQ. Aty ndodhet edhe ambasadori i BE Luigi Soreca.
Më parë Kim shkruajti në tëitter se do të takohet edhe me shefin e SPAK, Arben Kraja, ku në qendër të diskutimeve do të jetë procesi zgjedhor i 25 prillit. SPAK është edhe organi kompetent për të hetuar krimet zgjedhore. Më 19 prill, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim është takuar edhe me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu./ b.h