Pjerin Xhuvani, një mjek i njohur dhe politikan lokal i Elbasanit, u ekzektua sot me plumba në mes të rrugës dhe në sytë e policisë, nga një badigard i sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi. Vrasësi është një oficer i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, i cili paska marrë pushime të shërbejë në fushatë elektorale si vrasës me pistoletën e shtetit në brez.
Udhëheqësit e opozitës, me në krye Ilir Metën, i kanë dalë zot vrasjes, duke u përpjekur të gjejnë justifikime për të, pa ngushëlluar ende familjen e viktimës.
Ata i kanë dhënë të drejt vetes të vrasin për shkak të dyshimeve se në makinën ku udhëtonte viktima, mund të kishte lekë për të blerë vota, një cinizëm i pashpirt, pa asnjë provë, asnjë fakt dhe mbi të gjitha, pa asnjë të drejtë për t’i marrë jetën një udhëheqësi politik, kundërshtar me ta.
Vrasja vjen një ditë pasi në Elbasan u zhvillua një nga mitingjet me të mëdha të historisë së kësaj fushate në kushte pandemie, në një stadium të mbushur në fushë, në shkallë dhe po aq shumë jashtë tij, në mbështetje të Edi Ramës.
Në kushtet e panikut të shpartallimit politik në Elbasan, Ilir Meta mblodhi natën shtabin e LSI në qytet dhe bëri thirrje për dhunë të hapur ndaj kujtdo që ata e gjykonin si të arsyeshme.
Sot vrasja ndodhi dhe mesazhi i saj është një përpjekje për të frikësuar qytetarët shqiptarë, se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë gati të derdhin gjak për të marr pushtetin.
Vrasësi i përdorur, një oficer i shtetit, me origjinë nga Tropoja, është një ilustrim i qartë i asaj që pritet, nëse vjen në pushtet Sali Berisha, një pushtet ku vrasësit e Tropojës përdoren gjithnjë si mish për top për familjen e tij.
Partia Demokratike e ka pasur strategji kriminalizimin e fushatës në Elbasan, pasi tre javë më pare, një tjetër deputet, Luçiano Boçi, u filmua duke rrahur një biznesmen të njohur në zonë, duke e konsideruar atë pengesë elektorale, pasi ka punësuar 2 mijë qytetarë.
Sot ai ishte bashkë me Gazmend Bardhin në vendin e krimit, pa kërkuar ndjesë për vrajsen, pa ngushëlluar familjen, por duke gjetur justifikime për vrasësin.
Deklarata e Gazmend Bardhit në vendin e ngjarjes është më e rëndë se vrasja. Ai drejton gishtin nga viktima në mënyrë poshtëruese, duke thënë “ja ku e keni”, dhe ndjehet krenar për atë që ka bërë.
Policia ka hapur makinën në sy të gazetarëve dhe përveç një të vrari dhe dy të plagosurve, nuk ka asgjë tjetër.
Nesër Elbasani dhe gjithë Shqipëria do të përcjellin në banesën e fundit viktimën e tërbimit politik të Sali Berishës dhe Ilir Metës, që kanë humbur shpresat se mund të marrin pushtetin.
Nesër është dita që Elbasani dhe Shqipëria duhet të dëshmojnë qetësi dhe pjekuri për të mos zhytur Elbasanin në spiralen e hakmarrjes.
Gazmend Bardhi është mirë prej sot të mbahet në qeli si vendi më i sigurtë, ose të së paku larg Elbasanit. Për Ilir Metën nuk kam merak, se ai shoqërohet nga kriminelë me kapuç në kokë dhe nuk e gjen gjë.
Drejtësia duhet të bëjë punën e saj, për të gjithë ata që shkaktuan vrasjen, por drejtësa e madhe ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, për të gjitha vrasjet e tyre politike, përfshi dhe këtë të fundit, do të vendoset më 25 prill.
Ai do të jetë gjyqi i madh i tyre nga shqiptarët, të cilët sot panë më sytë e tyre në duart e kujt mund të bien, nëse nuk janë syçelur. Ata i ofrojnë Shqipërisë, një vend ku jeta e qytetarit duhet të jetë në duart e vrasësve nga Tropoja, të çmendurëve nga Skrapari, dhe njerëzve me komplekse si Gazmend Bardhi, që duan të tregojnë se “kanë bythë dhe të vrasin”.