Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Poro të Vlorës rreth orës 18:30.
Nga të dhënat paraprake mësohet se dy persona të maskuar dhe armatosur kanë qëlluar në drejtim të një lokali. Policia njofton se nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novoselë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. / b.h