Ka ndërruar jetë Elisabeta Gjopalaj, e reja, e cila u aksidentua ditën e djeshme në superstradën Lezhë-Milot.
Prej 24 orësh ajo ishte në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë. Si pasojë e aksidentit të rëndë, ajo kishte marrë shume dëmtime, çka i sollën asaj edhe vdekjen.
Elizabeta Gjopalaj ishte punonjëse e protokollit në Bashkinë Lezhës qe prej vitit 2018. Aksidenti, sipas policisë ndodhi në afërsi të rrugës së Shëngjinit. Thirrjes për dhurim urgjent të grupit të gjakut të rrallë B negativ për të shpëtuar Elizabetën iu përgjigjën me qindra lezhjanë.
E plagosur por jashtë rrezikut për jetën është edhe e ëma e viktimës. Makina me të cilën udhëtonte e reja u përplas nga një Range Rover, shofer i së cilës është një emigrant që kishte ardhur nga Anglia./ b.h