Hap dyert “Spitali rajonal Memorial Fier”. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se ky është një sukses përmbi sukses. Me shaka, Rama tha se fatmirësisht, bastet i kanë ndaluar të dyja shtet, sepse në të kundërtën ai do ishte një “bastexhi i humbur përballë Erdogan”. Kjo sepse kur presidenti turk dha lajmin se do bënte spitalin turk për 3 muaj, ndërsa kreu i qeverisë u tregua skeptik për këtë afat.
“Kemi bërë shumë mirë që i kemi ndaluar bastet, se unë sot do isha një bastexhi i humbur dhe Erdogan do ishte fituar, por s’e vumë bastin për fat të mirë. Nuk i gjej dot bisht kësaj pune, është sukses mbi suksesin, por as nuk dua ta harroj se presidenti mban shënime, në takimin historikne kemi nënshkruar disa marrëveshje dhe se për ato kanë nisur puna”, tha Rama.
Kryeministri Rama ka deklaruar se në mandatin e tretë të qeverisjes do të hapet në Shqipëri filiali i Universitetit teknik të Stambollit, një prej shkollave më të mira në Turqi.
‘Presidenti mban shënime se në takimin historik ne kemi nënshkruar disa marrëveshje dhe ka filluar punën për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Qershia mbi tortë e këtij bashkëpunimi, hapja në Shqipëri e filialit të Universitetit teknik të Stambollit një prej shkollave më të mira në Turqi. Vjet studentja më e mirë e atij Universiteti ndërkombëtar ishte një shqiptare. Është një nga objektivat e mandatit tonë të tretë, do të jetë dallëndyshja jonë e parë që do të lajmërojë një pranverë të re në të gjithë sistemin e arsimit të lartë.’- tha Rama.
g.kosovari