Teksa kryeministri Edi Rama zhvillonte një takim e tij në njësinë nr.2 në Tiranë, një qytetar ka dalë në ballkon dhe ka thirrur “Rama ik”. Por të gjithë situatën Rama e ka kthyer në batutë, duke i thënë se nuk ja vlen të rrëzohesh për Lulzim Bashën.
“Oou ouu ore unë nuk iki, kujdes mos biesh ti. Se nuk ia vlen që të biesh për Lulin. Kujdes se patronazhistët të shikojnë. Hajde futu brenda tani, bravo bëni detyrën”, tha Rama.
g.kosovari